Forumi Rinor Islam realizoj seminarin edukativo- aftësues me aktivistët e vetë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku u vizituan qytete me rëndësi si dhe pati ligjërata edukative nga profesor të ndryshëm boshnjak.
Fillimisht FRI u ndal në Shkodër në një takim me muftiun e këtij qyteti Muhamed Sytari i cili edhe mbajti një ligjëratë të shkurtër në xhaminë e Parrucës, për të vazhduar më tej në Medresenë e Podgoricës ku u realizua një takim vëllazëror me myftiun e Ulqinit dhe kryetarin e shoqatës kulturore Horizonti.
Seminari i cili zgjati nga data 1 deri më 6 Gusht përfshiu vizita të shumta, duke filluar nga Sarajeva, Konjica, Stari Gradi, Mostari dhe Travniku. Në këto qytete aktivistët e FRI-së u njohën me historitë e tyre, kohën e luftës, objektet edukative dhe fetare si dhe rëndësinë që kanë luajtur ato gjatë kohës.
Gjatë periudhës të qëndrimit në Bosnjë dhe Hercegovinë aktivistët patën nderin që të dëgjojnë dhe ligjëratat e Prof. Dr. Ali Bashiq, Prof.Dr. Shukri Ramiq, Prof.Dr.Muharem Adiloviq, të cilët u fokusuan në vlerat e larta që na i mëson Islami.
Në kthim e sipër, FRI u ndal në Kompleksin Memorial të Masakrës së Srebrenicës, për të kujtuar masakrën më të madhe në Evropën e shekullit që lamë pas.
Në këtë seminar morrën pjesë më shumë se 40 aktivistë të FRI-së nga qyteti Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës dhe Prilepit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
9 years ago
previous article
Aktivistët e Forumit Rinor Islam ndihmojnë Shipkovicën
next article
FRI – Sektori i Femrës realizoi seminarin veror
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago