Sektori për Edukim dhe Aftësim pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi Seminarin Veror 2014, me moton “Virtytshëm e me kreativitet”
Në një ambient vëllazëror Forumi Rinor Islam, vazhdoi traditën e tij me mbajtjen e Seminarit Veror katër ditë radhazi, kësaj herë me moton “…Virtytshëm e me kreativitet! ”.
Seminari u zhvillua në Turqi – Bursa,  në të cilin morën pjesë ligjerues të spikatur. Të pranishmit që ndoqën këtë seminar ishin aktivstë të shumtë të këtij asociacioni që vinin nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Prilepi dhe vende të tjera ku gëzon shtrirje, degë dhe nëndegë të tij Forumi Rinor Islam.
Ditët e seminarit ishin të ngjeshura me ligjerata  interesante të karakterit kulturor, fetar dhe socio-politik, por pjesëmarrësit patën rastin që të bëjnë vizitat nëpër xhamitë dhe ti shijojnë bukuritë dhe të njoftohen me historinë e Perandorisë Osmane.
Pas çdo ligjerate pati pyetje dhe komente interesante nga ana e auditorit, ku hera-herës ballafaqimi i mendimeve shndërrohej në një debat konstruktiv, duke e nxitur nivelin e të menduarit kritik.
Përveç pjesës akademike, agjenda e këtij seminari përfshinte edhe pjesën rekreative. Çdo pikë e programit të këtij seminari arriti të realizohet, ku si i tillë dëshmoi për një planifikim të detajizuar dhe ekonomik me kohën.

1.
Seminari veror 2014 – Bursa

2.
Seminari veror 2014 – Bursa

3.
Seminari veror 2014 – Bursa

4.
Seminari veror 2014 – Bursa

5.
Seminari veror 2014 – Bursa

6.
Seminari veror 2014 – Bursa

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam