Të dhurosh gjak do të thotë të krijosh një shpresë, ndërkaq të krijosh një shpresë do të thotë të kontribosh në shpëtimin e një jete.
Këto aksione humane kane për qellim ringjalljen e ndjenjës së humanitetit, dashurisë ndërnjerëzore, motivimit apo senzibilizimit të aktivistëve kryesisht të rinjëve në këtë drejtim.
Në hapesirat e FRI- së në Tetovë u realizua aktiviteti i dhurimit vullnetar të gjakut, ky aksion u realizua në mes te FRI-së, Kryqit të Kuq dhe njesisë rajonale të transfuzionit në Tetovë.
Kryetari i FRI-së Fevzi Musliu theksoi se ky aksion është tradicional dhe shpresojmë të vazhdoj edhe në të ardhmen, me të vetmin qëllim që të tregojm ne si aktivist të FRI- se si të rinjë rëndesinë e humanitetit, dhurimit të gjakut.
Mjeku ne spitalin klinik të Tetovës, në repartin e transfuziologjise, Samet Ademi tha se ishte shume i kënaqur nga ky bashkpunim, dhe se është i kënaqur nga numri i dhuruesve të gjakut.
‘’Nga aksioni jemi të kënaqur shumë edhe me vullnetarët e dhurimit të gjakut dhe nga aktivistët e FRI – së’’- shprehet mes tjerash mjeku Ademi.
Profesor Musa Musai, i cili ishte dhurues gjaku tha se ky akt paraqet rritjen e vlerave humane!
“Kënaqësia është kur mjeket specialist tregojnë per tejkalimin e një norme që ata e kanë paraparë, të gjithë ne mund të jemi nevojtar në të ardhmen, dhe është mirë që në shpirtin e këtij populli egziston koncepti i bamirësisë e shtrirjes së dorës, i humanitetit, është një kënaqësi e veçantë – shprehet Musai.”

Përndryshe ky është viti i tretë me rradhë që FRI në Tetovë e organizoi një aksion të tillë.

DSCN9050
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut – Tetovë
DSCN9134
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut – Tetovë
DSCN9160
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut – Tetovë
DSCN9177
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut – Tetovë
DSCN9224
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut – Tetovë
DSCN9250
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut – Tetovë

Për më shumë foto klikoni në albumin këtu.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam