Categories
Lajme FRI Studenti

FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT

Forumi Rinor Islam, edhe këtë vit akademik, realizoi një nga projektet kryesore të tij: shpërndarjen e bursave për shkollarë të mesëm dhe studentë.

Të pranishëm ishin një numër i madh nxënësish dhe studentësh, fitues të bursave pas konkursit të shpallur në rrjetet sociale të FRI-së, përzgjedhja e të cilëve ishte bërë nga komisioni përkatës.

Në takimin e parë që u zhvillua në hapësirat e Qendrës Rinore në Shkup, fillimisht u lexuan disa ajete të Kuranit Famëlartë nga nxënësi Emir Lutfiji. Fjalim përshëndetës mbajti nikoqiri i kësaj ngjarjeje, kryetari z. Xhabir Emini, ndërkaq, prezantimin e Forumit Rinor Islam e bëri sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa para studentëve, ndërsa para nxënësve e bëri nënkryetarja Zuljeta Fetaovska.

Me temën “Sfidat bashkëkohore në thjerrëzën e optimizmit”, para studentëve u drejtua Fisnik Shabani, ndërsa tek nxënësit u elaborua tema “Marrëdhëniet shoqërore dhe ndjenja e izolimit tek të rinjtë” nga psikologeja Edina Mici Ademi.

Në pjesën e fundit, studentët dhe nxënësit u informuan për ecurinë e programit të bursave për vitin akademik 2024/25.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në mbështetje të të rinjve, duke ofruar mundësi për mbështetje financiare dhe zhvillim personal. Forumi Rinor Islam vazhdon të besojë se investimi në arsim dhe zhvillim është çelësi për një të ardhme më të ndritur për ta, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm në promovimin e arsimit dhe vlerave shoqërore.

Shkup, 16 nëntor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version