Forumi Rinor Islam edhe këtë vit akademik realizoi një nga projektet parësore të saj, shpërndarjen e bursave për shkollarë të mesëm dhe studentë.
Të pranishëm ishin numër i madh nxënësish dhe studentësh, fitues të bursave pas konkursit të shpallur në rrjetet sociale të FRI – së, përzgjedhjen e të cilëve e ka bërë komisioni përkatës.
Në takimin e parë që u realizua në hapësirat e Qendrës Rinore në Shkup fillimisht u lexuan disa ajete të Kuranit Famëlartë nga Berin Çajani.
Fjalim përshëndetës kishte nikoqiri i kësaj ngjarjeje, kryetari Mr. Xhabir Emini, ndërkaq prezantimin e Forumit Rinor Islam e bëri nënkryetarja Zuljeta Fetaovska.
Detajet tjera të bursave para të pranishmëve i prezantoi Ermira Idrizi, anëtare e kryesisë qendrore pranë FRI – së.
Mysafir special i këtij takimi ishte teologu i mirënjohur nga Republika e Shqipërisë, Vladimir Kera i cili iu drejtua me disa këshilla të rëndësishme për jetën, studimet, karrierën e të tjera.

Shkup, 18 nëntor 2023