Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2023, Forumi Rinor Islam realizoi takimin përfundimtar me të gjithë bursistët në qendrën e FRI -së në Shkup.

Takimi filloi me fjalimin përshëndetës të sekretarit gjeneral të FRI -së, Abdulhamid Mustafa, i cili njëherit bëri edhe përshkrimin e ndarjes së bursave dhe falënderoi të gjithë donatorët të cilët ishin pjesë e këtij aktiviteti.

Të pranishmit kishin mundësi të ndjekin një fjalim motivues nga psikologeja Edina Mici Ademi mbi dijen dhe të mësuarit, ndërsa në fund vijoi edhe ligjërata me temë “Kërkuesi i dijes – i dalluar nga Zoti” me ligjërues teolog Ismet Tairi.

03 Qershor 2023, Shkup