Forumi Rinor Islam në kuadër të vizitave institucionale në periudhën e kaluar realizoi vizita në disa komuna edhe atë: në komunën e Çairit, Haraçinës, Likovës, Studeniçanit, Tetovës, Gostivarit dhe atë të Dibrës.

 

Kryetari, Mr. Xhabir Emini së bashku me Sekretarin Gjeneral, Abdulhamid Mustafa dhe disa anëtarë tjerë të Kryesisë në shenjë mirënjohje falënderuan udhëheqësit e komunave në fjalë për bashkëpunimit korrekt të deritanishëm. Njashtu të dyja palët shprehen gatishmëri dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sferën e arsimit, edukimit dhe kulturës.

 

Shkup, 3 dhjetor 2022