Në kuadër të vizitave që realizon Forumi Rinor Islam në krye me kryetarin, Mr. Xhabir Emini, së bashku me sekretarin gjeneral dhe një delegacion të FRI-së gjatë javës së kaluar realizuan disa takime me organizata joqeveritare në Republikën e Turqisë.
Stambolli dhe Kajseri ishin dy qytetet që mikëpritën FRI-në.

Nikoqirë të këtyre vizitav disa organizata të ndryshme që aktivitetin e tyre kryesisht e përqëndrojn tek edukimi dhe aftësimi i të rinjëve dhe disa institucione, si Maarif, Universiteti Erxhijes, Myftynia e Kajserit, IHH, Tugva, Ilim Yayma Cemiyeti, Besader, Insan Medeniyet Hareketi, Hikmet Vakfi, Udef dhe Medeniyetin Burçları.

Në takimet e realizuara u paraqitën aktivitetet e realizuara nga FRI dhe nga nikoqirët gjithashtu, ku mes tjerash u shikua mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen.