Kryetari i FRI-së Mr. Xhabir Emini realizoi vizitë në komunën e Haraçinës, për ti pëcjell urimet kryetarit të sapozgjedhur z. Ridvan Ibrahimi si kryetar i komunës së Haraçinës.
Kryetari i komunës shprehi falenderimet për vizitën e realizuar dhe shprehi interes për të krijuar urë bashkëpunimi me FRI-në në projekte edukative, kulturore e në theks të veçantë në sferën arsimore.
Kryetari i FRI-së ishte i shoqëruar nga sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa dhe zv. kryetar i FRI-Shkup Burhanudin Bajrami.