Në kuadër të vizitave institucionale, kryetari i FRI-së, z. Abdulhamid Mustafa së bashku me kryetarin e degës Shkup, Afrim Demiri, realizuan vizitë në komunën e Haraçinës, ku u mirëpritën nga kryetari i komunës, z.Ridvan Ibraimi.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projekte rinore me karakter edukativo – aftësues, duke theksuar rëndësinë e investimit tek të rinjtë si shtyllë e së ardhmes.
Shkup, 26 Shkurt 2025