Në kuadër të vizitave institucionale, kryetari i FRI-së, z. Abdulhamid Mustafa sëbashku me sekretarin gjeneral, Amar Murtezi dhe kryetarin e degës Shkup, Afrim Demiri, realizuan vizitë në komunën e Sarajit, ku u mirëpritën nga kryetari i komunës, z. Iljas Veseli.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projekte rinore me karakter edukativo – aftësuese, duke theksuar rëndësinë e investimit tek të rinjtë si shtyllë e së ardhmes. Po ashtu, vëmendje iu kushtua edhe projektit të Ramazanit 2025, me synimin që ai të ketë ndikim sa më pozitiv.

Përmes këtyre takimeve, FRI synon të krijojë ura bashkëpunimi me institucione të ndryshme dhe të punojë në projekte konkrete që fuqizojnë të rinjtë dhe i ndihmojnë ata të zhvillojnë potencialin e tyre.

Shkup, 17 Shkurt 2025