Më datë 04 dhjetor 2015, ditë e premte, u mbajt seancë raportuese e kuvendit të Sektorit të Femrës.
Kjo seancë kishte për qëllim raportimin e aktiviteteve të Sektorit, të realizuara për periudhën katërvjeçare, prej 2011 deri 2015.
Seanca filloi me këndim të ajeteve Kuranore. Pas kësaj pasoi fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi Kurti.
Fjalë rasti patën edhe kryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliu dhe kryetarja e Asociacionit për Afirmimin e Gruas (AAG), Ajgyl Sulejman.
Punimet e këtij kuvendi filluan me raportimin e aktiviteteve të Sektorit të Femrës për periudhën katërvjeçare. I njejti raport u diskutua nga kuvendaret dhe në fund u miratua nga të njejtat.
Të pranishme në kuvend ishin edhe mysafire si aktiviste dhe dashamire të Sektorit të Femrës. Në fund, për të gjithë të pranishmet, u shtrua një koktel modest.
EDITOR
9 years ago
previous article
"Freski shpirtërore" – ligjërata e tretë
next article