Më datë 21 mars 2015,  ditë e shtunë, u mbajt seancë raportuese e kuvendit të Sektorit të Femrës.
Kjo seancë kishte për qëllim raportimin e aktiviteteve të Sektorit, të realizuara gjatë vitit 2014.
Seanca filloi me këndim të ajeteve Kuranore. Pas kësaj pasoi fjalë përshëndetëse nga kryetarja e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi Kurti.
Mysafire në këtë kuvend, ishte  Ajgyl Sulejman, kryetare e Asociacionit për Afirmimin e Gruas (AAG), e cila pati fjalë rasti.
Punimet e këtij kuvendi ishin përzgjedhja e kuvendareve të reja dhe raportimi i aktiviteteve që u bë nga ana e kryetares. Në rrjedhojë të paraqitjes së raportit kishte edhe diskutime nga të pranishmet. Përveç kësaj, u diskutua edhe për planin aksional të Sektorit të Femrës ku u theksuan objektivat e Sektorit për periudhën në vijim. Pati edhe sugjerime dhe këshilla për disa aktivitete që duhet të përfshihen në vitin e ardhshëm.
Në fund, për të gjithë të pranishmet, Sektori i Femrës shtroi një koktel modest.

11076115_952164024824544_913549990_n

11076933_952164424824504_1936500715_n

11082948_952164174824529_1178086635_n