Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, filloi me realizimin e një cikli seminaresh, që ka për qëllim vetëdijësimin për rrezikun që i kanoset familjes.
Seminari i parë nga ky cikël u realizua të shtunën, më 14 mars, në Info Qendra FRI, Shkup. Seminari u hap me fjalimin e përgjegjëses së Sektorit të Femrës, Esma Sherifi Kurti.
Temën “Parapërgaditjet dhe sfidat paramartesore” e elaboroi Dr. Musa Musai (psikolog).
Në seancën e parë të kësaj ligjërate u diskutua për pikëpamjet martesore, duke vazhduar më pas në seancën e dytë rreth faktorëve psikologjik.
Ky seminar u përmbyll me pyetjet dhe komentet nga pjesëmarrëset.
Seminaret tjerë nga ky cikël do të organizohen muajve në vijim.

11008980_784640198271017_1506120612_n