Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, organizoi piknik rekreativ në parkun e Sarajit.
Të pranishme në këtë aktivitet ishin anëtare dhe aktiviste, ndjekëse të kësaj organizate. Pikniku u hap me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – Dega Shkup,Isra Sherifi. Nuk mungoi edhe një këshillë e shkurtër nga ligjëruesja e ftuar, Esma Sherifi Kurti. Pastaj vijoi edhe namaz i përbashkët.
Ky aktivitet kishte qëllim rekreativ, si dhe njoftim mes anëtareve dhe aktivisteve të reja.