Categories
Lajme FRI Shkolla Verore

FRI-SHKUP FILLOI ME SHKOLLËN VERORE 2025

Me moton frymëzuese “Njih veten, forco shpirtin dhe ndriço rrugën”, ka filluar shkolla verore e organizuar nga Forumi Rinor Islam, duke mbledhur të rinj nga viti i parë i gjimnazit deri te studentët, në një ambient të mbushur me energji, reflektim dhe frymëzim.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe – nxënës dhe studentë – në ambientet e zyrave të Qendrës së Forumit Rinor Islam.
Temat kryesore të ditës që u trajtuan:
“Kush jam unë?” – Ndërtimi i identitetit në rini – Ligjëruar nga psikologia Edlira Destani, kjo pjesë solli një qasje interaktive, ku u zhvillua edhe një aktivitet psikologjik. Pjesëmarrësit, të ulur në grupe nga gjashtë veta, iu përgjigjën pyetjeve që nxisnin vetëreflektimin dhe komunikimin e hapur.

“Kush jam unë në dritën e Kuranit dhe Sunetit” – Teologu Omer Dauti theksoi se njohja e vetes është çelësi për njohjen e Zotit. “Nëse e njohim veten, e njohim edhe Krijuesin”, u shpreh ai, duke lidhur dimensionin shpirtëror me atë personal dhe duke trajtuar shumë pika të tjera kyçe.

“Sabri, namazi dhe dhikri si terapi shpirtërore” – Në përmbyllje të ditës, Jusuf Beqiri ligjëroi për studentët, ndërsa Sumeja Peza për nxënësit, mbi rëndësinë e adhurimeve në përballimin e vështirësive të jetës. Ata theksuan se dhikri dhe durimi janë themeli i një jete të qetë dhe të qëndrueshme shpirtërisht.

Me tema që prekin zemrën dhe mendjen, shkolla verore e FRI-së vazhdon të frymëzojë të rinjtë për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm, për të forcuar shpirtin dhe për të ndriçuar rrugën e jetës.

Shkup, 28 qershor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version