Në hapësirat e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, filloi cikli i ri i ligjëratave me titull “Fragmente nga jeta e sahabeve”, me ligjëratën e parë “Besnikëri që frymëzon – Ebu Bekri r.a.”, të realizuar nga hoxhë Xhabir Emini.
Ligjërata trajtoi jetën dhe personalitetin e Ebu Bekrit r.a., duke vënë në pah besnikërinë e tij të palëkundur ndaj Pejgamberit Muhammed a.s., sinqeritetin në besim dhe gatishmërinë për të sakrifikuar për Islamin. Përmes momenteve të veçanta nga jeta e tij, të rinjtë patën mundësinë të reflektojnë mbi vlerat e besnikërisë, përkushtimit, modestisë dhe qëndrueshmërisë në rrugën e së vërtetës.
Përmes këtij cikli synohet që të rinjtë të njihen më nga afër me jetën, vlerat dhe shembujt frymëzues të sahabëve të Pejgamberit Muhammed a.s., duke nxjerrë mësime të vlefshme për jetën e përditshme.
Cikli do të vazhdojë me ligjërata të tjera, kushtuar figurave të shquara të brezit të parë të Islamit.
13 tetor 2026, Shkup









