Forumi Rinor Islam – Dega Shkup me rastin e festës së Kurban Bajramit, për ta shënuar këtë festë organizoi koktej në hapësirat e Info Qendrës – FRI. Të ftuar në këtë koktej ishin anëtarë dhe aktivistë të kësaj organizate. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani dhe kryetari i FRI – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa të cilët i përshëndetën të pranishmit me urime e lutje për këtë festë, si dhe shprehën falenderime ndaj anëtarëve e aktivistëve për angazhimin e tyre.
Departamenti i Femrës në Shkup poashtu realizoi koktej të tillë me anëtare dhe aktiviste për ta festuar bashkarisht festën.
Categories