Forumi Rinor Islam –Dega Shkup pas një periudhe të përfundimit të projektit Eureka realizoi edhe një trajnim me nxënësit pjesëmarrës. Projekti Eureka u realizua me filloristët e klasave të nënta për tre muaj rresht me trajnime të ndryshme dhe përfundoi me një përmbyllje solemne.
Për nxënësit pjesëmarrës të cilët tanimë fillojnë vitin e ri shkollor si shkollarë të mesëm Forumi Rinor Islam organizoi një trajnim përgatitor në këtë drejtim.
Trajnimi ishte i ndarë në dy pjesë, në pjesën e parë pjesëmarrësit bashkëbiseduan me teolog Fevzi Musliun mbi temën “I riu musliman bashkëkohor” ku u numëruan shumë sfida, mundësi, lehtësime e vështirësi me të cilat ballafaqohen të rinjt në vendin tonë. Gjithashtu nxënësve iu përcolli disa këshilla të dobishme për etikën, moralin, raportet dhe respektin me bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit të cilat duhet t’i posedojnë gjithmonë veçanërisht përgjatë shkollimit të mesëm. Pjesa e dytë u realizua me trajnuesin Bujar Muça,i cili përmes këtij trajnimi i orientoi nxënësit drejt suksesit si të arrijnë, të planifikojnë, të menaxhojnë veten e të tejkalojnë sfidat dhe pengesat në këtë rrugëtim.
EDITOR
6 years ago
previous article
Departamenti i Femrës organizoi kamping në Shkup
next article
Departamenti i femrës në Kumanovë organizoi iftar
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago