Forumi Rinor Islam – dega në Tetovë gjatë kësaj jave shpërndau 300 pako me produkte ushqimore nga aktiviteti “Shporta e Ramazanit”, aktivitet i cili realizohet nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe do të vazhdoj deri në fund të tij.

300 pakot e para ishin për familjet nevojtare në qytetin e Tetovës ndërsa ditët në vijim do të bëhet shpërndarja e rradhës tek familjet nevojtare në fshatrat në rrethinë.

Të gjithë ata të cilët duan të ndihmojnë jetimët, personat me nevoja të veçanta dhe familjet nevojtare mund t’a bëjnë këtë duke dhuruar pako të shportës së Ramazanit në tre marketet Ramstore në Tetovë pranë tendave të FRI-së, ku pas grumbullimit të një sasie të caktuar do bëhet shpërndarja tek nevojtarët.