Me datë 28.11.2013 në lokalet e FRI në Shkup, në mënyrë solemne u bë shpërndarja e bursave për vitin akademik 2013/2014.  Të pranishëm në këtë solemnitet ishin kryetari I FRI-së z. Fevzi Musliu si dhe përgjegjësi i departementit për studentë z. Fisnik Shabani.
Ndër tjerash kryetari i FRI-së Fevzi Musliu para studentëve mbajti një fjalim të shkurtët ku ndër tjerash  potencoi se “Objektiv kryesor i FRI-së ka qenë dhë në të ardhmen do të ngelë, nxitja dhe avancimi i dijes tek studentët tanë, kjo është cështja primare se pse FRI egziston tanimë disa vite”.
Bursat për studentët do të shpërdnahen gjatë gjithë vitit akademik 2013/2014, ose saktësisht nga shtatori e deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Vlen të përmendet se këtë vit FRI shpërndau po ashtu bursa edhe për pjesëmarësit finalistë në projktin  “Edukoho dhe Debato”, projkt ky që u realizoi Fri në bashkupunim me qendrën edukative kulturore RATIO.

Ndarrja solemne e bursave studentore 2013-14 (13)
Ndarrja solemne e bursave studentore 2013-14

Ndarrja solemne e bursave studentore 2013-14 (14)
Ndarrja solemne e bursave studentore 2013-14

Ndarrja solemne e bursave studentore 2013-14 (18)
Ndarrja solemne e bursave studentore 2013-14

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam