Më datë 28.10.2014 në SH.F. “Faik Konica” të fshatit Radushë,aktivistët e Forumi Rinor Islam në Radushë për nxënësit e kësaj shkolle fillore shpërndanë pako. Ky aktivitet u ndërmor nga disa aktivistë të FRI-së nga fshati Radushë me rastin e Vitit të ri Hixhri 1436.
Në aktivitet u shpërndanë 300 pako ku u përfshinë 250 nxënësit e shkollës si dhe 50 fëmijë të tjerë të moshës parashkollore. Gjatë shpërndarjes së pakove i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi nga dega e Shkupit z Sali Bislimi.Ndër tjerash ai para nxënësve foli për rëndësinë e hixhretit në kalendarin islamik, si dhe çfarë mesazhi ofron hixhreti për myslimanët.
Në këtë eviniment i pranishëm ishte edhe veterani i arsimit të fshatit Radushë, mësuesi tashmë i pensionuar Rexhep Ukalli,i cili ka një përvojë afër dyzet vjeçare në arsim. Ndër tjerash mësuesi i nderuar tha: “Nxënësit e mi, sado te suksesshëm që të jeni nëse nuk e keni çelësin e diturisë suksesi juaj është i pavlerë, e çelësi i diturisë është Dëshmia se Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi as. është i dërguar i Tij”.
Njëherit ky është një aktivitet tradicional të cilin Forumi Rinor Islam në Radushë tashmë disa vite me rradhë e ndërmer në këtë shkollë.
Aktivitet të njëjtë tashë disa vite me rradhë organizon edhe FRI nënega në Sllatinë.
previous article
Ministri Ademi hap trajnimin për Menaxhment në "Fluent"
next article
Ekspozita, Kur’ani: Art i Shenjtë i Zbulesës
you might also like
4 days ago
5 days ago