Më datë 28.10.2014 në SH.F. “Faik Konica” të fshatit Radushë,aktivistët e Forumi Rinor Islam në Radushë për nxënësit e  kësaj shkolle fillore shpërndanë pako. Ky aktivitet u ndërmor nga disa aktivistë të FRI-së nga fshati Radushë me rastin e Vitit të ri Hixhri 1436.
Në aktivitet u shpërndanë 300 pako ku u përfshinë 250 nxënësit e shkollës si dhe 50 fëmijë të tjerë të moshës parashkollore. Gjatë shpërndarjes së pakove i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi nga dega e Shkupit z Sali Bislimi.Ndër tjerash ai para nxënësve foli për rëndësinë e hixhretit në kalendarin islamik, si dhe çfarë mesazhi ofron hixhreti për myslimanët.
Në këtë eviniment i pranishëm ishte edhe veterani i arsimit të fshatit Radushë, mësuesi tashmë i pensionuar Rexhep Ukalli,i cili ka një përvojë afër dyzet vjeçare në arsim. Ndër tjerash mësuesi i nderuar tha: “Nxënësit e mi, sado te suksesshëm që të jeni nëse nuk e keni çelësin e diturisë suksesi juaj është i pavlerë, e çelësi i diturisë është Dëshmia se Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi as. është i dërguar i Tij.
Njëherit ky është një aktivitet tradicional të cilin Forumi Rinor Islam në Radushë tashmë disa vite me rradhë e ndërmer në këtë shkollë.
Aktivitet të njëjtë tashë disa vite me rradhë organizon edhe FRI nënega në Sllatinë.

2810201401
FRI shpërndau pako me rastin e Vitit të ri Hixhri

281020149
FRI shpërndau pako me rastin e Vitit të ri Hixhri

281020148
FRI shpërndau pako me rastin e Vitit të ri Hixhri

281020145
FRI shpërndau pako me rastin e Vitit të ri Hixhri

281020143
FRI shpërndau pako me rastin e Vitit të ri Hixhri