Me datë 24.07.2014 FRI-Shkup shtroi iftar në lagjen Hasanbeg për nder të këtij muaji të madhërishëm. Të pranishëm në këtë iftar ishin, intelektualë, teolog, afaristë studentë e nxënës.
Të pranishmëve në këtë iftar i’u drejtua nënkryetari i FRI-Hasan Baftjari, i cili ndër tjerash i’u falemenderua mysafirëve për ardhjen në këtë iftar “Eshtë ky muaji i lirisë nga shkaku se besimtari gjatë këtij muaji lirohet nga gjitha veset e këqia, kurse në fund të muajit shpreson shpërblimin në Allahun” theksoi ai.
Ky iftar vjen si rezultat i një sërë aktivitetesh që ka marrë FRI me rastin e muajit të Ramazanit.
Categories