Të premten, më 15 mars 2024, FRI – dega Shkup ka shtruar iftarin e parë të Ramazanit të këtij viti. Pjesëmarrës në këtë iftar ishin nxënës, student, anëtarë e aktivistë të FRI-së, përfaqësues të institucioneve shetërore e të organizatave jo qeveritare.

Programi pas iftarit filloi me fjalimin përshëndetës të kryetarit të Forumit Rinor Islam mr. Xhabir Emini dhe më pas vijoi fjalimi nga z. Omer Gezer, mysafir afarist nga Rebublika e Turqisë.

Pas saj u bë edhe shpërndarja e dhuratave dhe lëvdatave për nxënësit që morrën pjesë në kuizin islam, që u realizua në Shkup, disa ditë më parë. Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me nga një smart watch dhe lëvdatë, të cilat i ndau z. Omer Gezer.

Vendi i tretë i takoi nxënëses Mervenur Ramadani, e cila u shpërblye me një tablet, ndërsa dhuratën ia ndau Ilhan Gezer. Vendi i dytë i takoi nxënësit Hamza Alili, i cili poashtu u shpërblye me një tablet, dhe dhuratën ia ndau Safet Dormez. Fituese e vendit të parë ishte nxënësja Anisa Avdullai, shpërblimi i së cilës ishte një laptop, dhe dhuratën ia ndau Dürdane Yılmaz.

Shkup, 15 mars 2024