Në hapësirat e restorantit Fa-Fa në Shkup u shtrua iftari tradicional nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup me një numër të madh mysafirësh.
Në këtë iftar i cili realizohet nën moton “Ramazani, muaji i arritjes” si çdo vit edhe këtë vit të ftuar ishin udhëheqësia e FRI – së me anëtarë, aktivistë, donatorë të shumtë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë, bursistë si dhe nxënës dhe studentë të cilët kanë ndjekur apo ndjekin projektet që realizon Forumi Rinor Islam.

Pas ngrënies së iftarit vijoi një program i cili filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga nxënësi Berin Çajani.

Me fjalë përshëndetëse fillimisht të pranishmëve iu drejtua nënkryetarja e Forumit Rinor Islam, Zuljeta Fetaovska e cila iu uroi mirëseardhje dhe numëroi aktivitetet që planifikon të realizon FRI si dhe qëllimet e tyre të prekjes së sferave të ndryshme kulturore, edukative, shoqërore, humanitare e mediatike.
Fjalë rasti kishin edhe kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu dhe kryetari i fondacionit Axis, Rufat Sherifi.
Në fund me një këshill rreth këtij muaji të shenjt doli edhe kryetari i FRI – së, Xhabir Emini i cili në fokus kishte rininë dhe rëndësine e tyre në çdo sferë të shoqërisë.

24 mars 2023, Shkup