Nën moton “Ramazani, muaji i arritjeve”, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, filloi me aktivitetet e muajit Ramazan.
Në qendër të qytetit të Tetovës, nga anëtaret dhe aktivistet e FRI – Dega Tetovë, u realizua shpërndarja e ëmbëlsirave bashkë me fletëurimet, lutjen e iftarit dhe broshura me temë ‘Sekretet e Agjërimit’, për kalimtarët e rastit. Aktivitet ky i cili realizohet tani më disa vite me radhë.
22 mars 2023, Tetovë