Nën moton “Ramazani, shkëndijë e shpresës”, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, filloi me aktivitetet e muajit Ramazan.
Në qendër të qytetit të Tetovës, nga anëtaret dhe aktivistet e FRI – Dega Tetovë, u realizua shpërndarja e hurmave bashkë me planerat e Ramazanit dhe luleve, për kalimtaret e rastit. Aktivitet ky i cili realizohet tani më disa vite me radhë me rastin e fillimit tê muajit të bekuar të Ramazanit.
09 Mars 2024, Tetovë