Categories
Lajme FRI Ramazani

FRI – TETOVË FILLOI ME REALIZIMIN E AKTIVITETIT “SHPORTA E RAMAZANIT”

Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë edhe këtë vit realizon aktivitetin “Shporta e Ramazanit”, aktivitet ky që realizohet për vite me radhë për t’ua zgjatur dorën njerëzve në nevojë, skamnorëve dhe për tua rikthyer buzëqeshjen jetimëve.

Dhuro aq sa ke mundësi për të mbushur një pako me vlerë 1500 denarë me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike.

“Shporta e Ramazanit” është e vendosur në dy pika të qytetit, në marketet Ramstore, në Pallma Mall dhe afër UT. Tendat  janë të hapura nga ora 10:30 deri në orën 18:00.

Tetovë, 9 prill 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version