Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë” filloi me shpërndarjen e pakove të para nga shporta e ramazanit. Fillimisht janë shpëndarë 50 pako me vlerë nga 1500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: Ramstore (afër UT) dhe Ramstore (Pallma Mall) të cilat do të vazhdojnë të jenë të hapura çdo ditë pune nga ora 10:30 deri në orën 18:00.
Në ditët në vijim do të vazhdojë shpërndarja e qindra pakove tjera nga ana e aktivistëve të FRI.

03.04.2023, Tetovë