Forumi Rinor Islam – Tetovë, në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë”, realizoi pjesën e parë të mbushjes së rreth 100 shportave me vlerë 1800 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat që ndodhen në dy pikat e qytetit: Ramstore afër UT dhe Ramstore në Pallma Mall.
Shportat u shpërndanë në disa familje nevojtarësh në qytetin e Tetovës, si dhe në disa fshatra të Malësisë së Tetovës.
Mbledhja e donacioneve vazhdon edhe në ditët në vijim, ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Tetovës dhe komunave përreth.
Në ditët në vijim do të vazhdojë shpërndarja nëpër vendbanimet e tjera.
Tetovë, 19 mars 2025