Forumi Rinor Islam – Tetovë, realizoi iftarin tradicional, me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, në Restorant Dinamika Exclusive në Tetovë. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë”.

Me këtë rast, fjalë përshëndetëse mbajtën, nënkryetari i FRI – së në nivel qendror z.Vullnet Selmani dhe nikoqiri i këtij aktiviteti, z.Mevlan Abazi, kryetar i degës në Tetovë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete të ndryshme, duke filluar nga kryetarë të komunave, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, profesorë, hoxhallarë, nxënës, studentë dhe aktivistë të FRI.

Përpara iftarit, përmes një programi të shkurt, u bë përmbyllja solemne e dy projekteve rinore me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Tetovës. Për pjesëmarrësit në këto projekte u ndanë certifikata, ndarjen e të cilave e bëri ish-kryetari i FRI, z. Fisnik Shabani dhe kryetari aktual i komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu.

Në fund, u shtrua iftari për të gjithë të pranishmit.

Tetovë, 12.04.2022