Forumi Rinor Islam – Tetovë në bashkëpunim me O.H.”Kalliri i Mirësisë” realizuan pjesën e dytë të mbushjes së 200 shportave me vlerë 1500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: Ramstore afër UT dhe Ramstore në Pallma Mall.

Shportat u shpërndanë në disa familje nevojtarësh në qytetin e Tetovës, si dhe në fshatrat Jazhinc, Tearc, Kamjan, Siniçan, Strimnic dhe Leshnic e epërme.

Mbledhja e donacioneve vazhdon edhe në ditët në vijim ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Tetovës dhe komunave përreth.

Në ditët në vijim do të vazhdojë shpërndarja nëpër vendbanimet tjera.

Tetovë, 26 Prill 2022