Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë, duke pasur parasysh nevojën e nxënësve maturantë për mbështetje në fazën e përzgjedhjes së fushës së studimit, gjegjësisht profesionit të tyre në të ardhmen, organizon trajnim të hapur për të gjithë shkollarët e mesëm me temë “Orientimi profesional”.

Trajnimi në fjalë u zhvillua në hapësirat e zyrave të FRI në Tetovë, me trajnuese Prof. Sabrije Tefiki njëkohësisht edhe psikologe.
Nxënësit gjatë trajnimit në fjalë patën mundësi të njihen me pyetjet më të shpeshta që mund t’ju ndihmojnë në orientimin gjatë karrierës së tyre.

FRI Tetovë edhe në të ardhmen do të vazhdojë me trajnime të tilla që janë të nevojshme për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve.

Tetovë, 27.04.2024