Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit nën moton “Ramazani, shkëndijë e shpresës”, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë në bashkëpunim me Organizatën humanitare “Kalliri i Mirësisë” shtroi iftar për nxënës, studentë, aktivistë e mysafirë të ndryshëm në hapësirat e Restaurant Fontana në Tetovë, aktivitet ky i cili realizohet vite me rradhë.
Me fjalë përshëndetëse fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i degës, z.Mevlan Abazi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë eveniment.
Poashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i O.H. Kalliri i Mirësisë, Prof. Nexhat Lika, i cili përmendi bashkëpunimin korrekt me Degën e FRI-së në Tetovë, për aktivitetin Shporta e Ramazanit.
Një këshilë rasti mbajti edhe hoxha i nderuar Fevzi Musliu, i cili theks të veçant vendosi mbi disa dimensione të rëndësishme të Ramazanit.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunës së Tetovës, profesorë, student dhe nxënës nga po ky rajon si dhe antarë e aktivistë të FRI-së.
1 Prill 2024, Tetovë