Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, nën moton “Ramazani, çelësi i fitoreve”, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shtroi iftar për nxënës, studentë, aktivistë dhe mysafirë të ndryshëm në ambientet e restorantit Fontana në Tetovë.

Ky aktivitet është tashmë një traditë e përvitshme ku morën pjesë përfaqësues të Komunës së Tetovës, profesorë, studentë dhe nxënës nga i njëjti rajon, si dhe anëtarë e aktivistë të FRI-së.

Me fjalë përshëndetëse, fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i degës, z. Arsim Iseni, i cili i përshëndeti të ftuarit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë event. Gjithashtu, fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i FRI-së në nivel qendror, z. Abdulhamid Mustafa.

Në kuadër të këtij organizimi, këtë vit, dega e Tetovës realizoi një konkurs për Esenë më të mirë të Ramazanit, dedikuar nxënësve të shkollave të mesme. Pas iftarit, u shpallën rezultatet e konkursit, ku sipas vendimit të komisionit, u vlerësuan tri esetë më të mira:
– Vendi i parë: Safije Osmani
– Vendi i dytë: Erza Bajrami
– Vendi i tretë: Sara Ramadani

FRI ndau dhurata për fitueset, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e konkursit u pajisën me mirënjohje.

Ky aktivitet pasqyron vlerat e Ramazanit si muaj i adhurimit, edukimit dhe vëllazërisë.

Me lejen e Zotit, FRI do të vazhdojë të kultivojë një rini të devotshme dhe të angazhuar në shoqëri, duke punuar për dije, moral dhe mirësi.

Tetovë, 13 mars 2025