Forumi Rinor Islam – dega Tetovë, shtroi iftarin tradicional me nxënës, studentë e musafir të ndryshëm.

Pjesë e këtij evenimenti ishin Rektori i USHT prof. dr. Kushtrim Ahmeti, përfaqësues të Komunave të Tetovës dhe Zhelinës, bashkëpunëtorë të Forumit Rinor Islam, profesorë e hoxhallarë, si dhe anëtarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam – dega Tetovë.

Fjala përshëndetëse fillimisht iu dha kryetarit të degës, Mevlan Abazi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ju dëshiroi mirëseardhje në këtë aktivitet.

Fjalë përshëndetëse kishte edhe rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Ahmeti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen e tij për këtë eveniment të rëndësishëm, gjithashtu uroi FRI- në për aktivitetet e shumta dhe të llojllojshme me të rinjtë në vendin tone.

Pas ngrënies së iftarit u bë duaja e bukës nga Hoxhë Demirali Emini.

Tetovë, 12 prill 2023