Forumi Rinor Islam – dega Tetovë në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë” vazhdon me shpërndarjen e pakove të radhës nga shporta e Ramazanit. Në pjesën e dytë janë shpërndarë rreth 100 pako tjera me vlerë nga 1500 denarë nga donacionet e mbledhura deri më tash në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: Ramstore (afër UT) dhe Ramstore (Pallma Mall), të cilat do të vazhdojnë të jenë të hapura çdo ditë pune nga ora 10:30 deri në orën 18:00.

Në ditët në vijim do të vazhdojë shpërndarja e pakove tjera nga ana e aktivistëve të FRI.

Tetovë, 15 prill 2023