Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, Forumit Rinor Islam shpërndau fleturime për mësimdhënësit.

Qëllimi primar ishte rikujtimi i vlerave të nxitësve kryesorë, mësuesve, ndër vite, duke marrë parasysh faktin se edukimi i gjeneratave të reja eshtë një punë e vështirë, në këtë mënyrë simbolike synuam që të motivojmë dhe përkrahim mësuesit në rrugën e tyre”, deklaroi përgjegjësja e aktivitetit Edina Mici.

Shpërndarja u bë në shtatë shkolla të Shkupit, në tri shkollat e mesme dhe një fillore të Kumanovës, në gjimnazin e përgjithshëm të Kërçovës, në dy shkolla fillore dhe një të mesme të Tetovës dhe në dy shkolla fillore të Gostivarit.

Pos fleturimeve, kryetari i degës së FRI-së në Kumanovë takoi drejtorët e shkollave me ç’rast iu dhuroi nga një dhuratë modeste. Gjatë këtyre takimeve, kryetari i degës falënderoi shkollat për bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e aktiviteteve të ndryshme arsimore e edukative.

Ndërkaq, drejtorët e shkollave shprehën fjalë miradije për punën e FRI-së në edukimin dhe ndihmimin e të rinjve në orientimin e tyre drejt rrugës së suksesit në jetë dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunime të mëtejshme.

Në këtë mënyrë, FRI drejtëpërdrejtë iu uroi Ditën e Mësuesit afër 400 mësimdhënësve, të cilët, pos falënderimeve, shprehën gatishmërinë për bashkëpunime të reja me FRI-në në zhvillimin e projekteve që kanë synim aftësimin, motivimin dhe edukimin e nxënësve.