Me rastin e Ditës së Mësuesit, Forumi Rinor Islam uron arsimtarët dhe arsimdashësit. Në ditën e 7 marsit, në përvjetorin e vulosjes së një etape të re të popullit shqiptar, përkujtojmë sakrificën, mundin dhe përpjekjet e një populli të tërë e sidomos veprimtarëve për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe.

Sot, përkujtojmë edhe punën e shumë veteranëve të arsimit shqip, që në një luftë të përhershme me shumë pengesa e me stuhi të ndryshme, arritën që të triumfojnë me misionin e tyre për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim dijes e brezit të ri.

Tashmë 130 vjet pas ditës së fitores së madhe, sot urojmë në përkushtim edhe më të madh për ruajtjen e kësaj vepre si dhe për arritjen e arsimit shqip në majat më të larta të zhvillimit.

Gëzuar Ditën e Mësuesit!