Forumi Rinor Islam uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit. Kjo festë e sakrificës, e cila përmbyll periudhën e ditëve të veçuara për të shumëfishuar veprat e mira, është festë e unitetit, përpjekjeve për të ndihmuar nevojtarët, festë për të shpërndarë paqe e buzëqeshje. Simbolika e kësaj feste është solidariteti me të tjerët, parimet e sakrificës dhe humanitetit si dhe bashkimi familjar. Le të shërbejë festa për të na motivuar për të bërë thirrje për të qenë më tolerantë e më humanë, me qëndrime fisnike e dashuri të thellë për të tjerët. Në këtë ditë gëzimi, urojmë për harmoni në familjet tuaja dhe në vend! Gëzuar festën! Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam”
EDITOR
6 years ago
previous article
Në Kumanovë u shënua festa e Kurban Bajramit
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago