Të dashur nxënës dhe të respektuar prindër.
Forumi Rinor Islam shpreh urimet e sinqerta për të gjithë nxënësit dhe veçanërisht vogëlushët të cilët ulen për here të pare në bankat shkollore. Kjo ditë për ju shënon fillimin e një viti plot sfida dhe mësimin e shkronjave dhe diturisë, vlera këto që karakterizojnë kulturën dhe nivelet e një populli.
Pra ju para vetes keni një detyrim shumë të rëndësishëm, të jepni mundin dhe sakrificën tuaj për të arritur sukseset më të mira dhe të jeni shembulli më i mirë i përkushtimit dhe diturisë.
Urime të përzemërta FRI shpreh edhe për mësimdhënësit dhe edukatorët që kanë një përgjegjësi të madhe në drejtim të arsimimit të gjeneratave të reja. Kontributi juaj në promovimin e vlerave të mirëfillta etike dhe njerëzore është mjaft i rëndësishëm për këta fillestarë që i keni në bankat e juaja. Shpresojmë të jeni shembull për suksese dhe të arrini t’i përmbushni planet shkollore.
Dhe në fund urime edhe prindërve të cilët përkrahin dhe kujdesen për shkollimin e fëmijëve të tyre. Entuziazmi juaj dhe motivimi i fëmijëve duhet të jetë çdo here pjesë e edukimit të fëmijëve urojmë të keni suksese në edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re.
Dhashtë Zoti i Madhërishëm që ky vit të jetë vit i nxënies së dijeve të reja dhe korrjes së sukseseve të rradhës.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
9 years ago
previous article
Kush duhet të kryejë haxhin para, nëna apo djali?
next article