Në kuadër të kësaj platforme realizohet edhe projekti “Talentium” i cili në esencë është një program i detajuar i cili u dedikohet ekskluzivisht të rinjve, më saktësisht nxënësve të shkollave të mesme viti III dhe IV dhe i cili ka për qëllim zbulimin, shfaqjen dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të ndryshme tek ata.

Ky projekt do të realizohet nëpërmjet një vargu të trajnimeve dhe ligjëratave në tre fusha bazike: komunikim, media dhe lidership.

Trajnimi filloi me fjalim nga përgjegjësja e projektit dega Shkup, Amra Saliu.
Ligjërata e parë ishte “Komunikimi verbal dhe joverbal” të cilën e ligjëroi Afrim Demiri. U fol për hyrje në kursin e komunikimit dhe spjegimi i konceptit, kategoritë e komunikimit verbal dhe joverbal, diskutim rreth paraqitjeve të komunikimit joverbal dhe rëndësisë së saj, gjithashtu u luajtën edhe disa lojëra të ndryshme nga ekipi punues.

5 maj, 2024