Forumi Rinor Islam filloi me realizimin e projektit të radhës të platformës “Mozaiku Rinor” duke filluar këtë javë me projektin “Incept” në qytetin e Shkupit.

Këtë fundjavë filloi projekti “Incept” i cili realizohet për herë të tretë në këtë degë dhe ka për qëllim formimin e një gjenerate profesionale, aftësimin në drejtime të ndryshme dhe zhvillimin e personaliteteve të ndritura.

Pjesëmarrës në këtë projekt janë nxënësit më të dalluar të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit.

Tema e parë ishte “Prezantimi i aktiviteteve të FRI dhe teambuilding” e prezantuar nga kryetari i degës së FRI në Shkup, Afrim Demiri.

Në këtë takim u fol për rëndësinë, aktivitetet, dhe vlerat e Forumit Rinor Islam, dhe në fund nxënësit patën mundësi të njihen mes vete ku me anë të disa lojërave atraktive e kuptuan funksionimin e punës në grupe.

Shkup , 16 dhjetor 2023