Forumi Rinor Islam vazhdoi me realizimin e takimeve me bursistët 2023/24. Në qytetin e Shkupit tema e parë ishte “Uniteti – kapuni që të gjithë për litarin e Allahut dhe mos përçaheni” ligjëruar nga hoxhë Shaban Tairi, ndërsa tema e dytë ishte “Të rinjtë dhe ideologjitë moderne” me trajnuese Kujtesa Xheladini.
Në qytetin e Tetovës u realizua trajnimi Orientimi Profesional me trajnuese Sabrije Tefiki. Në qytetin e Kërçovës u diskutua rreth Orientimit në karrierë me ligjëruesin Arsim Jonuzi.
Bursistët e qytetit të Shkupit dhe Kumanovës ndjekin trajnimet në zyret e FRI-së Shkup, ato të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit në zyret e FRI-së Tetovë, ndërsa bursistët e qytetit të Kërçovës dhe Prilepit në zyret e FRI-së Kërçovë.
27 prill 2024