Categories
Lajme FRI Lajmerime

FRI vizitohet nga zyrtar të lartë nga Departamentit Shtetëror i SHBA-ve

Në vizitë të Forumit Rinor Islam ishin, z. Jameson F. Lamie, nga Departamenti Shtetëror i SHBA-ve (koordinator regjional, pranë zyrës për punë në Evropën Jugore dhe Qëndrore) si dhe znj. Laura Burns, zyrtare politike pranë Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, të cilët u pritën nga kryetari i FRI-së z.Fevzi Musliu dhe sekretari gjeneral z. Xhabir Emini.
Në këtë vizitë u biseduan shumë çështje të rëndësishme, ku ndër të tjerat mysafirët patën rastin të njoftohen me punën e FRI-së që vepron për një dekadë e gjysëm.
Nga çështjet me rëndësi që u bisedua ishte edhe situata politikë që po mbretëron në vend si dhe çështje të tjera që e kanë karakterizuar këtë periudhë kohore në vend dhe ndikimi i këtyre situatave te të rinjtë e këtij nën qielli.
Vlenë të përmendet se të dyja palët u ndanë me përshtypje pozitive dhe me bindjen se kjo vizitë nuk duhet të jetë e fundit.

FRI vizitohet nga zyrtar të lartë nga Departamentit Shtetëror i SHBA-ve (1)
FRI vizitohet nga zyrtar të lartë nga Departamentit Shtetëror i SHBA-ve

FRI vizitohet nga zyrtar të lartë nga Departamentit Shtetëror i SHBA-ve

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version