FRI vizitoi “Agjencionin për rini dhe sport”
Forumi Rinor Islam realizoi vizitë në Agjencionin për Rini dhe Sport, në të cilën vizitë të pranishëm ishin kryetari i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini, përgjegjësi i zyrës për Marrëdhënie me Publikun Ebrar Sherifi si dhe Husein Ademi, anëtarë i kryesisë së Degës Shkup.
Si nikoqir i këtij takimi ishte zëvendës drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Avni Rustemi i cili i mirëpriti. Ishte një takim konstruktiv ku u prezantuan aktivitetet e të dyja palëve si dhe u dakorduan për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.