FRI vizitoi komunën e Dollnenit dhe komunën e Sarajit
Kryetari i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini i shoqëruar nga Gëzim Xhaferi, mërgimtar nga diaspora realizuan vizitë në komunën e Dollnenit. Nikoqiri, kryetari i komunës së Dollnenit, Xhemil Qamili i mirëpriti mysafirët dhe të dyja palët shprehën kënaqësinë e bashkëpunimit si dhe gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme.
Gjithashtu vizitë u realizua edhe në komunën e Sarajit nga kryetari i FRI-së. U bisedua për aktivitete dhe projekte të mundshme me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.