Udhëheqësit e Forumit Rinor Islam realizuan vizitë në komunën e Studeniçanit me rastin e rizgjedhjes së kryetarit Azem Sadiku. Kryetari i FRI – së, Xhabir Emini i shoqëruar nga sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa dhe kryetari i degës së Shkupit Afrim Demiri e uruan kryetarin, të cilin përsëri banorët e kësaj komune e zgjodhën për ti udhëhequr edhe një mandat.

Kryetari, Azem Sadiku shprehi falënderimet e tij për këtë vizitë, duke përmendur edhe bashkëpunimet e shumta që janë realizuar mes këtyre dy institucioneve. Gjithashtu shprehi interes për ta vazhduar këtë urë bashkëpunimi, qoftë duke realizuar apo duke mbështetur projekte që realizon FRI në sfera të ndryshme. Shkup, 3 shkurt 2022