Kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Amar Murtezi, realizoi një vizitë në Komunën e Likovës, ku u prit nga kryetari i komunës, Erkan Arifi.

Gjatë takimit u diskutua për projektin “Në gjurmët e më të mirëve”, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e të rinjve e talenteve, duke synuar krijimin e hapësirave të reja për zhvillimin dhe afirmimin e potencialit të tyre.

Vizita shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve dhe nxitjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e tyre personal dhe shoqëror.

02 tetor 2026, Likovë